Mirë bërë Luana, ashtu duhet!
Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të komentuara në shtypin rozë, e cila komentohet shumë për linjat e saj trupore, të cilat nuk heiton aspak t’i ekspozojë në rrjetet sociale. Luana më në fund i ka dhënë vetes pak pushim teksa ka udhëtuar drejt Italisë ku ndodhet me motrën e saj, Marinën dhe me Getoarin.
Siç duket në fotot e publikuara në Instagram, Luana është shumë në formë dhe së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj një foto teksa ndodhet në një oborr ndërkohë që mban veshur një fustan i cili i nxjerr në pah linjat e saj seksi.
Duke qenë se foto është me të vërtetë e bukur, mesa duket një fans nuk e ka përballuar atë dhe në kuadër të shakasë i ka komentuar Luanës që menjëherë do i bëjë “block”. Ky koment ka tërhequr vëmendjen e moderatores bukuroshe e cila i ka kthyer përgjigje duke i thënë: “hahahah shumë dashni” dhe ka vendosur një emoji zemër.
Nuk është keq kur u kthen komentet fansave, përkundrazi! Nga Krenari ta ketë mësuar këtë dialektin kosovar Luana vallë?/intv.al/