Luana Vjollca në ditën e sotme ka shpërndarë në “Insta Story” një artikull të njërës prej mediave serbe dhe shkruante:
“Gazetat serbe paskan shkruar sa shumë e urrej Serbinë dhe sa shumë e dua Shqipërinë e madhe, Kosovën”!
Në artikullin e mediave serbe fokusi përqendrohej tek aktiviteti social i Luanës, e cila shpeshherë shpërndan foto sportive ndaj shtetit të Kosovës.
Në një pjesë të artikullit shkruhej:
“Sa herë që i jepet mundësia, ajo (Luana) jep mbështetje për shqiptarët në Kosovë në luftën e tyre për pavarësi. Ajo gjithashtu mbështeti formimin e Ushtrisë së Kosovës duke dërguar një mesazh urimi nëpërmjet Instagram-it”, thuhet në shkrimin e “espreso.rs”.
“Luana kohët e fundit lançoi linjën e saj të veshjeve dhe kozmetikës, e cila në një kohë të shkurtër u bë një hit i madh midis femrave në provincën jugore serbe”, vijon shkrimi.
Moderatorja e bëri mjaft të qartë mendimin e saj, rreth artikullit, i cili jo në baza të shëndosha kishte ngritur aludimet se ajo urren popullin serb.
“Mirë që e dini” – shkruante ajo rreth kësaj çështjeje.