Si nuk i la njëherë këto!
Olti Curri është një nga personazhet më të njohur në botën e shoëbiz i cili nuk e ka aspak problem t’i thojë gjërat troç edhe nëse nuk u pëlqen VIP-ave. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale ku publikon shumë foto e video në të cilat shpesh herë ngacmon personazhet e njohur e këtë herë Luana Vjollca ishte “viktima” e rradhës.
Olti ka publikuar një foto të një femre e cila shfaqet duke lexuar teksa qëndron e ulur, por gazetën e ka për së prapthi dhe ka shkruar: Luana reading style.
Do thoni ju pse? Për faktin se moderatorja seksi ka publikuar më parë një foto ku shfaqej duke lexuar, por librin e kishte për së prapthi./intv.al