Luana Vjollca ka qenë padyshim personazhi shqiptar më IN dhe më i përfolur i javëve të fundi.
“Showgirl”-i shqiptar fshiu nga Instagrami të gjitha postimet e saj, aty ku ndiqet nga më shumë se 2 milion ndjekës, e cila renditet në Top3 personazhet më të ndjekura në Shqipëri.
Fillimisht u dyshua se llogaria e saj mund të jetë ‘’hackuar’’, por më vonë u kuptua se bëhet fjalë për një projekt për të cilin po punon Luana.
Ditë pas dite publiku u njoh me titullin e projektit, i cili është ‘’Thuaje’’ dhe me disa copëza të vogla, por pa u dhënë shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë.
Publiku është shprehur vazhdimisht kureshtar për të kuptuar se a bëhet fjalë për ndonjë këngë apo projekt të ri televiziv, për të cilin po presin prej më shumë se 1 viti, dhe më në fund e kuptuam!!
Epo pritja ia vlejti!
Luana ka publikuar këtë projekt në kanalin e saj zyrtar në YouTube dhe ju mund ta shihni në linkun më poshtë: