Këtë të shtunë Luana Vjollca nis emisionin më të ri në Top Channel, "Shiko kush luan".
Pak ditë para nisjes së emisionit pjesë e të cilit mendohet të bëhen figura të njohura të skenës dhe ekranit, që siç thotë dhe emri, do luajnë, zbulohen dhe bashkëprezantuesit.
Për habinë e të gjithëve Luana nuk do të jetë vetëm, por do të drejtojë formatin bashkë me Edi Manushin dhe aktorin Gent Hazizi.