Adrola Dushi është një ndër modelet më simpatike shqiptare, padyshim pamja e saj tërheqëse dhe linjat e saj seksi, shpesh herë e kanë vendosur në qendër të thashethemeve. Adrola, nuk është komentuar vetëm për pamjen, por edhe për embëlsinë që e karakterizon, si në të folur ashtu edhe në karakter.
Së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Mirage” ku në intervistën e saj u vu përballë mes opsioneve ku duhet të zgjidhte të preferuarën e saj. Ajo u pyet se kë pëlqen më shumë midis Luanës dhe Marinës, e modelja bukuroshe bëri një zgjedhje shumë të zgjuar duke u përgjigjur: Luana si prezantuese, Marina është shumë cute”.