Ka zgjedhur të qëndrojë indiferente për një kohë të gjatë ndaj akuzave, ironive apo krahasimeve të çuditshme që i bëjnë.
Por duket se kufiri është kaluar për Luana Vjollcën e cila më në fund ka reaguar edhe pse në mënyrë indirekte nëpërmjet një statusi të publikuar në Isntastorien e saj.
Ndër të tjera ajo shkruan: “Unë nuk kam më durim për disa gjëra sepse kam arritur në një pikë të jetës time ku nuk dua të humb më shumë kohë dhe të bëj atë që s’më pëlqen apo ç’ka më bën të vuaj. Më ka sosur durimi ndaj cinizmit, kritikave të tepruara. Më ka humbur vullneti për të kënaqur ata që nuk më pëlqejnë. Edhe pse këto janë fjalët e Meryl Streep, moeratorja mendon se i përshtaten më së miri situatës së saj aktuale.
Thua vallë t'i ketë mbyllur këtë herë gojët e liga këtë herë? /intv.al/