Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur për publikun. Kjo shihet fare qartë edhe në Instagramin e saj ku numëron miliona ndjekës me të cilët qëndron gjithmonë në kontakt.
Ajo gjithmonë di të na surprizojë dhe këtë gjë ka bërë këtë herë në emisionin e saj, 'Shiko kush luan'. Surpriza e rradhës ishte pikërisht pjesëmarrja e Luanës në njërën nga sfidat e emisionit. Në lojën “Ndaje ose pije” moderatorja bukuroshe “u detyrua” nga stafi i saj të tregonte për publikun diçka tepër private të cilen se kishte treguar asnjëherë më parë.
E gjendur përballë këtij vendimi, Luana na surprizoi me deklaratën e saj. Ajo tregoi se katër prej emrave më të njohur të showbizit-it botëror i dërgonin herë pas here meszhe në Instagramin e saj ku ka 1.3 miljonë ndjekës. Bëhet fjalë për dy reperët Tayga dhe The Game si dhe dy DJ e njohur Calvin Harris dhe DJ Snake.
Edhe pse jemi tepër kuriozë, nuk e dimë se si ka vijuar biseda mes bukuroshes dhe këtyre personazhëve të njohur. Por duhet ta pranojmë që djemtë nuk kanë aspak faj pasi të gjithë tanimë jemi të vetëdijshëm se Luana Vjollca është një ndër vajzat më të bukura të ekranit shqiptar.