Mesazhe të qarta dhe të forta ka dhënë Fatos Lubonja mbrëmjen e së mëkurës në emisionin 3JAT. Ndërtimet në zona të gjelbra kanë qënë në fokusin e bisedës dhe veçanërisht këndi i lojrave, që ka nisur të ndërtohet tek Parku i Liqenit.
Lubonja beson tek revolucionet qytetatare për të penguar dëmtimin e zonave të gjelbra, por edhe si mision për të arritur shumë më tepër. Ai është i qartë dhe në apelin, që bën, kur iu thotë shqiptarëve se se kur t’ju vijnë mendtë nuk do i hanë as qentë, duke mbrojtur idenë se shqiptarët duhet të bashkohen e të ngrihen kundër atyre, që i shohin si padrejtësi.
Lubonja në argumentet dhëna në në emsionin 3JAT hedh idenë se Parku i lodrave të liqeni në të vërtetë është një vendim i marrë nga kryeministri Rama, ndërsa e ky i fundit merr “urdhra” nga oligarkët, që duan të ndërtojnë për të fituar para.
Në këtë emision Fatos Lubonja i bën thirrje dhe Ministrit të Mjedisit, që ende nuk u ka dhënë një lejë mjedisore për të ndërtuar “lojrat”. Sipas tij nëse nuk reagon Koka të paktën të reagojë pse jo dhe politikisht kreu i LSI.
E sipas Lubonjës, në këtë pikë edhe strukturat e tjera, sidomos policia duhet të reagojnë në të kundërt, pra ta shembin vetë Parkun si ndërtim pa leje mjedisore dhe jo ta ruajnë atë nga protestuesit!
Rezistenca sipas Lubonjës duhet “ushqyer” si për tu kthyer në simbol për ruajtjen e vlerave të këtij vendi. Ai iu drejtua dhe të rinjve, që protestojnë për mbrojtjen e parkut duke thënë se kjo është një mundësi e mirë dhe bashkimi i njerëzve, sipas tij është zgjidhje. Fatos Lubonja morri dhe një shembull konkret atë të armëve kimike, kur pa dhunë po me protesat masive qytetarët fituan. Teza e Lubonjës është se kur je pak ka më shumë dhunë dhe kur je shumë nuk ka dhunë e se dhuna është shënjë pafuqie!