Deputeti demokrat i Elbasanit ka reaguar ashpër kundër bashkësie së këtij qytetit. Luçiano Boçi nëpërmjet një statusi në facebook, të cilën e ka shoqëruar edhe me fotografi, thotë se pemët në parkun kryesore të qytetit po shkatërrohen nga bashkia.
Luçiano Boçi:
“Mirë zjarret, po pishat e pemët në Elbasan nuk i le rehat dhe Bashkia!!!!
Projekti i rrugës që kalon mespërmes parkut "Rinia" ka rrëzuar në tokë dhjetëra prej tyre. Ky vend i gjelbëruar mund të ishte kursyer dhe Bashkia mund të kishte gjetur një tjetër zgjidhje për kaosin urban e jo "t'i priste drutë shkurt"!
Parkut të dikurshëm, i cili është "kafshuar" në shumë pjesë të tij, tani do t'i prishet dhe qetësia që i vjen nga thellësia (dikur ka qenë varrezë) dhe do të copëtohet në dy pjesë, mes të cilave do ketë zhurmë e smog bashkë.Madje thonë që Bashkisë i ka plas një "debat i madh" për emërtimin e dy pjesëve.
Nuk po gjejnë dakortësi se cila pjesë do quhet "Rinia" tani dhe cila "Pleqëria"!!!!!
Mos u mërzisni!
Këtë problem madhor e zgjidh K/ministri!!!?