Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, deklaroi në emisionin Kolaudim në In Tv, se hallet e Ramës nuk janë thjesht çështja Tahiti, Habilajt apo Balilajt. Ai deklaroi për Kolaudim se halli i tij është edhe personal edhe mazhoritar.
“Halli i tij është edhe personal edhe mazhoritar, me ministrat me aferat korruptive që pritet të dalin sepse e themi shpesh edhe duket sikur pritja është e madhe nuk ndodh dhe bie edhe niveli i pritjes por, nëqoftëse lexojmë veprimin e Ramës, nëqoftëse shohim situatën politike si ka rrjedhur atëherë këtë njeri e detyron pozicioni shumë i vështirë i vetes që ndërmerr hapa antikushtetues”, u shpreh deputeti i PD-së.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: