I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, deputeti i Partisë Demokratike ka treguar se çfarë i lidh, tani për tani, dy forcat më të mëdha opozitare në në vendin tonë PD-LSI.
Deputeti i PD-së Luçiano Boçi, është shprehur se “opozitarizmi” është një kauzë e përbashkët e forcave politike, sipas tij kjo është fryma që i bashkon në aksion politik edhe Partinë Demokratike me LSI-në.
“Opozitarizmi është një kauzë e përbashkët e forcave politike dhe është kjo fryma që e bashkon në aksionin politik edhe Partinë Demokratike dhe LSI-në. Bashkëpunimet politike tjera janë pjesë e diskutimeve politike në kohën dhe momentin e duhur. Nuk mund të jenë pjesë tani e pikëpyetjeve dyshimeve apo dilemave personale të njerëzve të caktuar”, është shprehur deputeti i PD Luçiano Boçi.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: