I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kontrollon 3 pushtetet.
Deputeti u shpreh për In Tv, se demokracia në Shqipëri po rikthehet në pikën fillestare. Gjithashtu ai theksoi se ky aksion u përgatit dhe u koordinua jashtë dhe brenda Parlamentit. “Absurditeti i Ramës për të ngulmuar në zgjedhjen e një prokurori të përkohshëm ishte shfaqur dhe sigurisht dyshimet që ai nuk do e bënte ishin të pakta. U përgatit ai aksion politik u koordinua brenda Parlamentit dhe jashtë parlamentit”, u shpreh deputeti i PD-së.
Zoti Boçi gjithashtu shtoi se jemi në kushtet ku është shkelur kushtetuta nga mazhoranca. Sipas tij Edi Rama , kontrollon pushtetet. “Sot kemi kontroll të pushteteve nga Edi Rama. Të 3 pushtetet, s’po themi atë mediatik se kjo ha shumë debat por, edhe pushteti i 4-ërt ka një kontroll po nga Rama”, ka shtuar deputeti i PD-së.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: