INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lufta ashpërsohet mes Brad dhe Angelina! 4 janë arsyet që i bënë të përplasen...

Lufta ashpërsohet mes Brad dhe Angelina! 4 janë arsyet që i bënë të përplasen...

Publikuar më: 09:13 30-09-2016

Menjëherë pas ndarjes, Brad dhe Angelina filluan negociatat për të ndarë gjithçka mes tyre dhe t’i jepnin fund me martesën.

Por gjërat u bënë të ashpra në momentin kur aktori 51 vjeçar listoi kërkesat e tij. Burime pranë TMZ rrëfejnë se të dyja palët dëshirojnë një përfundim sa më të shpejtë të asaj që do të ishte një divorc konsensual. Jolie e vuri menjëherë situatën në vijë duke kërkuar kujdestare fizike të plotë dhe të vetme pasi Brad pati kontakt fizik me djalin e tyre në avion, 15 vjeçarin Maddox. Këtu vetëm sa fillojnë problemet pasi për sa i përket incidentit në fluturim e sipër, Brad ndjehet se ishin njerëzit afër Angelina-s ata që nxorrën këtë situatë të pakëndshme në dritë. Ai kërkoi t’i jepte fund negociatave, por këto rifilluan shumë shpejt. Pikat kryesore mbi të cilat ish çifti më i famshëm në Hollywood po diskuton janë 4 :

-Kujdestaria dhe vizitat

-Mbështetje e përkohshme për Angelinan dhe fëmijët

-Mbështetje financiare e përhershme

-Ndaje pronash

TMZ tregon se 2 të parat janë në rrugën e zgjidhjes, që nuk është e paktë. Por, duke parë hetimet nga Departamenti i Fëmijëve dhe Shërbimeve Familjare të Los Angeles për incidentin mes Brad dhe djalit të tij, janë ata që duhet të japin “Ok”-n e fundit para se ish bashkëshorti i Jennifer Aniston të mund të kujdeset për fëmijët.

Article Logic
Execution time: 0.0038678646087646