Kënga më e fundit e Fifit “Habibi” në bashkëpunim me këngëtaren marokene “Lamar” u përfol jashtëzakonisht shumë se ishte një “diss” i hapur ndaj repereve të reja Tayna dhe Rina.
Teksti i kësaj kënge u komentua si diss ndaj Taynës dhe Rinës.
Duke iu referuar faktit që Tayna në këngën e saj “Columbiana” thotë se e ka belin shumë të hollë, Fifi shprehet se:
S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je t’u u kalb n’silikon. E keni flliq krejt t’u bo bordell, o ciceronk e trapit t’u ka bo shpell”.
Duket se Tayna nuk e ka lënë me kaq, ajo ja ka kthyer “diss-in” Fifit.
Në Instagram, tayna ka ndarë një foto pikërisht me Lamar, këngëtaren me të cilën Fifi bashkëpunoi për Habibi .
Ajo shkruante se
Ti m’bon diss po njerëzit e din realitetin edhe n’fund fiton ma i miri.”
Ndërkohë të njejtin postim ka bere edhe Lamar, si dhe gjithe ditën e ka kaluar me Taynan. Epos i duket Fifit mbase nuk i ka ardhur mirë.