“Arrest me burg” është kjo masa e sigurisë që Gjykata e Durrësit ka dhënë ndaj Durim Keçit, i cili është i dënuar me 9 vite burg në Itali për veprat penale shfrytëzim prostitucioni e trafik droge.
Emri i tij i njohur ndryshe edhe si i ‘forti i Shijakut’ u lakua ditët e fundit si nga Basha edhe nga Rama duke u shndërruar në ‘mollën e radhës të sherrit’.
Kreu i opozitës Lulzim Basha bëri publike një foto të tij ku ishte së bashku me ministrin Blendi Klosi.
Ndërsa gjatë seancës së Kuvendit kryeministri Rama publikoi foto ku Keçi ishte në çadrën e PD-së.
Tashmë pritet që Keçi të ekstradohet drejt shtetit fqinj.