INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lufta e nënës shqiptare për të kthyer fëmijët nga Siria: Janë shumë të vegjël, burri i mori dhe më tha që...

Lufta e nënës shqiptare për të kthyer fëmijët nga Siria: Janë shumë të vegjël, burri i mori dhe më tha që...

Publikuar më: 14:16 31-07-2019

Historia e një nëne e cila ka mbi 5 vite që po mundohet të kthejë fëmijët e saj nga Siria po bën xhiron e rrjetit. Në vitin 2014, burri i saj mori vajzën dhe djalin dhe shkoi në Siri për të luftuar në krah të grupit ekstremist të Shtetit Islamik. 

Mi mori fëmijët, më tha do iki për në Mal të Zi. Kur erdhi kunati më tha të ka lënë një letër që ka ikur për Siri. Unë jam një nënë e vuajtur qe pesë vjet. Unë dhe fëmijët e mi. Ata edhe me babanë kanë qëndruar shumë pak. Ai u vra"  ka thënë ajo për Radio Evropa e Lirë.

Bashkëshorti Shkëlzeni u vra më 27 janar 2014 pak muaj pasi shkoi në Siri dhe luftoi në krah grupit militant të shtetit islamik.

Vajza ishte 8 vjeçe dhe djali 5 vjeç. 

Në Siri fëmijët tani kanë emra arabë dhe kërkohen nga Interpoli 

"Po si çdo nënë, siç thonë ku rrinë fëmijët, të rrijë edhe nëna. Mendja është gjithmonë atje pavarësisht që u bënë pesë vjet këtu. Ata që janë prindër mund ta besojnë këtë që më ka ndodhur mua, tjetërkush nuk e beson. Tani vajza është 14 vjeçe, çuni është 12, shumë të vegjël”

Pas vrasjes fëmijët mbetën vetëm dhe tek ta shkoi më pas gjyshja e tyre. Ata jetojnë në kampin al-Hol në Siri.

gruajaj.jpg

“Të keni durim ju dhe ne. Kemi qëndruar qe gjashtë vjet këtu në luftë, tani jemi rehatuar pak a shumë me ushqime dhe veshmbathje. Mos na e keni gajlen, kur të ikin të gjithë shqiptarët, edhe ne me shqiptarët bashkë”, thotë gjyshja e fëmijëve në një video.

Daja i fëmijëve, Xhetan Ndregjoni,  ka bërë shumë kërkesa ndaj autoriteteve shqiptare që t’i ndihmojnë në kthimin e mbesës dhe nipit. Mbesa i shkruan shumë shpesh dajës së saj.

“Kemi mesazhe të pafund të vajzës që çdo ditë thotë: o daja, o daja, çka po bëhet? Kur po vjen shteti të na marrë? A po vjen ambasada të interesohet për ne? Kërkesa të tilla thotë për t’u bashkuar me motrën dhe me nënën e vet. Edhe njëkohësisht edhe me ne, me fëmijët tonë, të rriten bashkë. Janë lot të përditshëm këta. Më ka rënë të udhëtoj 200 deri 300 kilometra në ditë, meditoj, kujtoj fëmijët, derisa e ndjej vetën të pafuqishëm për të ecur, hap krahun, ngopem, vazhdoj rrugën”, thotë ai me lot në sy.

Ndër të tjera ai fajëson institucionet për këtë ngjarje.

Para se te radikalizohej Shkëlzeni punoi si instalues uji në Arabinë Saudite. Gruaja e tij thotë se burri nisi të radikalizohej kur u kthye nga Arabia Saudite. 

Ajo shpreson që edhe fëmijët e saj të kthehen siç janë kthyer disa fëmijë nga Siria në Kosovë.

Në prill të këtij viti Kosova ka riatdhesuar 110 persona të kthyer nga zonat e luftës në Siri. Prej tyre 74 ishin fëmijë./Reportazhi u pergatit dhe publikua ne REL/

Article Logic
Execution time: 0.0038900375366211