INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lufta e shëmtuar pas divorcit të Uma Thurman dhe ish-it të saj bilioner

Lufta e shëmtuar pas divorcit të Uma Thurman dhe ish-it të saj bilioner

Publikuar më: 10:29 18-01-2017

Divorci mund të jetë i shëmtuar, por në Hollywood mund të bëhet katastrofal.

Ish bashkëshorti bilioner i Uma Thurman e ka akuzuar këtë të fundit se ka shkuar shumë larg kur ai vendosi që t’i dilte përballë në çështjen e divorcit. Sipas Arpad Busson, ylli i “Kill Bill” nuk e ka lejuar babain e fëmijës së saj që të shihte vajzën e tyre 4 vjeçare. Ky fakt tronditës doli në pah kur Busson dëshmoi në Gjykatën Supreme të Manhatanit si pjesë të luftës 2 vjeçare ligjore me Thurman për vajzën e tyre Altalune “Luna” Florence. Ai tregon se është përpjekur që ta takojë gjatë natës, pore artistja 46 vjeçare ia ka dalë që t’i bllokojë ato. Por kjo nuk është gjithçka. Avokati i Busson sulmoi ashpër Thurman në gjykatë mbi varësinë e saj ndaj alkoolit, ndërkohë që ajo është akuzuar në të kaluarën për një sëmundje të rëndë mendore dhe përzierjen e alkoolit me ilaçet. Jo ekzaktësisht ajo që mund të konsiderohet si një prind i përgjegjshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0036518573760986