Lufta duket se është gati të trokasë në shtëpitë e gadishullit Korean, ndërkohë që ka Kina ka nisur veprime për të dërguar trupa në kufijtë me dy kombet koreane, shkruan “Daily Star”.
SHBA dhe Koreja e Jugut ranë dakord për vendosjen e një sistem mbrojtjeje anti-raketor për të parandaluar nisjen e një raketë bërthamore nga Koresë së Veriut me urdhër të diktatorit Kim Jong-un.
Por ky lajm nuk është pritur mirë nga Kina e cila ka kundërshtuar ashpër dhe ka hedhur poshtë këtë plan, duke akuzuar SHBA-në se do ta përdorë sistemin për të spiunuar kinezët.
Si hakmarrje, Kina ka plane për të nisur një veprim ushtarake kundër Koresë së Jugut dhe ka bllokuar tregtinë për disa nga prodhimet në përpjekje që të dëmtojë ekonominë e tyre.
Komandanti i përgjithshme kinez, Luo Yuan, ka rekomanduar veprime ushtarake kundër Koresë së Jugut për të shkatërruar sistemet anti-raketore të SHBA-së.