INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lufta kundër korrupsionit, reforma zgjedhore, ambasadori BE-së: Palët politike të takohen në mes të urës

Lufta kundër korrupsionit, reforma zgjedhore, ambasadori BE-së: Palët politike të takohen në mes të urës

Publikuar më: 11:24 08-04-2019

Lufta kundër korrupsionit duhet të një nga prioritet kyce për Shqipërinë për të ecur drejt BE-së. Kështu u shpreh ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, gjatë fjalës së tij në aktivitetin për ngritjen e sistemit elektronik të deklarimit të pasurisë. Ai u shpreh se lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet politik.

“Lufta kundër korrupsionit është e një rëndësie thelbësore për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Kostoja ekonomike e korrupsionit është e madhe, por kostot e shoqërisë janë më të mëdha. Korrupsioni ka ndikim në funksionimin e administratës dhe në shërbimet që ofrohen. Por ka edhe një efekt shkatërrues për ekonominë e vendit. Kjo do të thotë më pak shkolla, më pak spitale më pak punë.Kjo luftë kërkon vullnetin politik të autoriteteve përgjegjëse dhe përkatëse ne vend. Lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet kyçe për Shqipërinë për të ecur drejt BE”, theksoi ai.

Sa i përket situatës politike në vend Soreca apeloi palët për dialog ndërsa shtoi se është koha për kompromis për reformën zgjedhore.

“Duhet dialog për reformën zgjedhore, ka ardhur koha për kompromis. Qeveria dhe opozita duhet të ulen në një tryezë, duhen disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. Qeveria dhe opozita të takohen në mes të urës” u shpreh Soreca.

Article Logic
Execution time: 0.0025689601898193