INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lufta mes bandave në Kavajë, Meta i telefonon kryebashkiakut Sakja

Lufta mes bandave në Kavajë, Meta i telefonon kryebashkiakut Sakja

Publikuar më: 12:52 04-07-2019

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen e rëndë në qytetin e Kavajës, ku humbi jetën një qytetar dhe u plagosën disa të tjerë.

Meta ka folur për këtë ngjarje me kryebashkiakun, Isa Sakja dhe ku i ka përcjellë ngushëllime familjes së qytetarit që humbi jetën.

Ndërkohë që ka bërë thirrje për hetime të menjëhershme të ngjarjes së rëndë.

“Presidenti Meta pati një bisedë telefonike me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, z.Isa Sakja dhe i kërkoi t’i përcjellë ngushëllimet dhe solidaritetin e Tij më të sinqertë të afërmve dhe familjarëve të qytetarit që humbi jetën, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

Presidenti Meta kërkon nisjen e menjëhershme të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë, zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të saj, si dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e rritjes së gatishmërisë së Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese, për të marrë të gjitha masat e duhura për garantimin e sigurisë publike në vend dhe parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda e tragjike” thuhet ndër të tjera në reagimin e presidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0036602020263672