INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Lufta’ në Bushat, policia prangos nënkryetarin e bashkisë dhe 13 persona të tjerë për molotovin

‘Lufta’ në Bushat, policia prangos nënkryetarin e bashkisë dhe 13 persona të tjerë për molotovin

Publikuar më: 09:05 28-06-2019

Përplasjet e mbrëmshme në një KZAZ në Bushat kanë çuar në pranga 14 persona dhe 9 të tjerë janë shpallur në kërkim. Zv. drejtoresha e Përgjitshme e Policisë së Shtetit, Aida Hanaj në një konferencë për shtyp bëri me dije se mes të arrestuarve janë edhe nënkryetari i Bashkisë së Bushatit dhe punonjës të kësaj bashkie. Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 27 Qershor 2019 rreth orës 20:00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 6, e cila ndodhet në ambientet e shkollës “Ndre Mjeda” në fshatin Bushat.

Ata kanë protestuar duke përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim. Për pasojë, janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vau Dejës. Gjithashtu janë djegur materialet zgjedhore të kësaj KZAZ. Ata akuzohen për veprat penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik” dhe “Dëmtimi i materialeve zgjedhor”.

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555