INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Lufta'' në Kavajë/ Jepet masa e sigurisë për 5 të rinjtë që vranë kalimtarin

''Lufta'' në Kavajë/ Jepet masa e sigurisë për 5 të rinjtë që vranë kalimtarin

Publikuar më: 12:55 08-07-2019

Pak ditë më parë një sherr mes dy grupesh në Kavajë dhe si pasojë vdekja e një kalimtari tronditi gjithë opinionin publik.

Ramazan Hasalli, gjeti vdekjen, mesditën e së enjtes ndërsa shkonte të blinte bukën si zakonisht, në furrën pranë lagjes, në qytetin e Kavajës.

Gjykata e Kavajës dha sot masën e sigurisë "arrest me burg" për 5 të arrestuarit e vrasjes së pak ditëve më parë në këtë qytet.

Gjykata la në burg shtetasit Ardian Dedej, Eraldo Hykën, Qazim Merkaj, Marjus Aliun dhe Agron Kollçakun.

Ndërkohë policia njofton se vazhdon të jetë në kërkim vëllai i Marjus Aliut, Denis Aliu, 33 vjeç.

te_rintje.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0021829605102539