INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Lufta” në KZAZ-të e bashkive të PD-LSI, KQZ me thirrje urgjente

“Lufta” në KZAZ-të e bashkive të PD-LSI, KQZ me thirrje urgjente

Publikuar më: 13:25 18-06-2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë në një deklaratë urgjente për mediat nëpërmjet zëdhënëses Drilona Hoxha, duke bërë thirrje që të shmangen veprimet të cilat cënojnë procesin e 30 qershorit.

Deklarata vjen vetëm pak orë pasi në KZAZ nr.2 në Shkodër pati përplasje midis Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit, ndërsa në KZAZ nr.9 në Tropojë u shkatërruan materialet zgjedhore dhe u thyen dera e xhamat e ambientit.

“KQZ vlerëson se këto kërkesa janë në tejkalim të kompetencave, të drejtave dhe detyrave të njohura nga ligji 139, 2015 për vetëqeverisjen vendore. KQZ ripërsërit kërkesën për të reflektuar dhe shmangur veprimet që pengojnë administrimin e procesit zgjedhor datë 30 qershor 2019, veprime të cilat cënojnë kompetencën dhe të drejtën e KQZ dhe të KZAZ, pjesë e administratës së KZAZ, në ushtrimin e funksioneve të parashikuara nga kodi zgjedhor dhe legjislacionit zgjedhor”, deklaroi Hoxha.

Zëdhënësja e KQZ tha se në vijim të deklaratës së bërë në 14 qershor, përsërit kërkesën për reflektim nga kryebashkiakët e PD dhe LSI, të cilët kërkojnë lirimin e ambienteve ku janë ngritur KZAZ-të. Hoxha gjithashtu theksoi se kush cënon procesin zgjedhor do të ndëshkohet.

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219