INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lufta pa fund: Pse televizioni amerikan refuzon të largohet nga llogoret? [FOTO]

Lufta pa fund: Pse televizioni amerikan refuzon të largohet nga llogoret? [FOTO]

Publikuar më: 11:45 13-10-2017

Televizioni amerikan ka qenë prej kohësh një barometër për ndjesitë  e vendit për ushtrinë e tij.

Shfaqjet ushtarake gjithmonë kanë pasur një vend të veçantë në peizazhin televiziv amerikan, duke reflektuar shpesh ndjesitë e vendit rreth forcave të saj të armatosura dhe rolin e tyre në botë. Gjendja dominuese ishte në vitet 1950 dhe 1960.

Që nga viti 2001, lufta globale kundër terrorizmit ka qenë fokusi i shumicës së shfaqjeve ushtarake, me një ndjesi të madhe  të frikës ose të zemërimit.

Sitcom-e si:  “The Phil Silvers Shoë”, “Gomer Pyle” apo  “USMC”  dhe  “Hogan’s Heroes”  e paraqisnin jetën ushtarake si një “lojë të çmendur’  edhe nëse  ndodhte në një burg nazist.

Ndërkohë kërcënimet terroriste kanë qenë të vërteta, madje edhe vdekjeprurëse. Armiqtë e Amerikës nuk do të heqin dorë deriosa të rrëzojnë paqen. Por për fat të mirë Amerika ruhet nga ushtarë shembull.  Shfaqjet rreth ekipeve ushtarake të elitës, si Njësia (2006-09) dhe Gjashtë (2017), kanë lartësuar guximin, shoqërinë dhe besnikërinë e ushtarëve amerikanë. Vetëm disa përjashtime të rralla, si “Generation Kill” i David Simon (2008), ku ka  shprehur skepticizëm të thellë rreth aventurave të huaja të Amerikës.

Tre shfaqjet e reja ushtarake të kësaj vjeshte – “The Brave”, “Seal Team”dhe  “Valor”,  nuk e ndajnë të njëjtin  skepticizmin si  Simon. Ata ende i përshkruajnë ushtarët amerikanë si heronj, armiqtë e tyre si të pariparueshëm dhe luftën globale të terrorit, si  nevojë.

Këto shfaqje vijnë në një kohë kur publiku amerikan është ambivalent në lidhje me misionin e tij global.

Në një studim të “Pew”  nga viti i kaluar, 57% e amerikanëve donin që SHBA të merrej me problemet e veta dhe t'u lejonte vendeve të tjera të merreshin me problemet e tyre".

Por anketa gjithashtu zbuloi se një shumicë e amerikanëve donin më shumë shpenzime për ushtrinë. Një shumicë do që Shtetet e Bashkuara të mbeten superfuqia e vetme ushtarake në botë dhe një shumicë dërrmuese e rendisin  Isisin si kërcënimin më të madh global.

Administrata Trump është përpjekur të kapë këtë tension, duke kthyer protestat e lojtarëve të NFL kundër padrejtësisë racore në një referendum të thjeshtë mbi flamurin dhe ushtrinë amerikane. Ndonëse asnjë prej këtyre shfaqjeve të reja nuk është aq e drejtpërdrejtë në të djathtë, ato ende e përkrahin kompleksin ushtarako-industrial.

Show  më skeptik  është ai që po shfaqet së fundmi “CW’s Valor, i cili startoi këtë javë. Ka të bëjë me një skuadër të ekipit të pilotëve të helikopterëve. Ata  përgatiten të marrin anëtarët e skuadrës së tyre, të lënë pas në një mision të shkuar keq, nga terroristët somalezë.

Herona e shfaqjes është Nora Modani,  e luajtur nga aktorja spanjolle Christina Ochoa, e cila përballet me seksizëm në punë, si nga oficerët komandues ashtu edhe nga i dashuri e saj.

Ndërsa shfaqjet e tjera, ato i cilësojnë si “përbindësha moralë”.

1936.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434