Mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë ka nisur beteja për tokat në Artik. Britanikët kanë bërë gati 800 ushtarë për në Arktik për ta penguar Rusinë të grabisë tokën. Këtë masë e ka bërë me dije Ministri britanik i mbrojtjes Gavin Williamson.
Sipas The Sun, ai ka thënë se qeveria britanike aktualisht po e ndërton “Strategjinë e mbrojtjes së Arktikut”.
“Aeroplanët tanë të luftës Posseidon do t’i përcjellin nëndetëset ruse. Ata do të na mbrojnë e do t’i ndihmojnë aleatët tanë të NATO-s. Do të vazhdojmë të trajnojmë me miqtë tanë norvegjezë me 800 marinsa mbretërore. Duhet të tregojmë se jemi të gatshëm të ballafaqohemi me kërcënimet ruse", ka thënë Williamson.