INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lufta për bukën e gojës i merr jetën dhe 28-vjeçarit tjetër në Laç

Lufta për bukën e gojës i merr jetën dhe 28-vjeçarit tjetër në Laç

Publikuar më: 08:14 08-07-2018

Ndërron  jetë edhe personi i dytë i plagosur një ditë më parë në ish uzinën e Superfosfatit në Laç. Dashamir Jahja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, pavarësisht ndërhyrjes në Spitalin e Traumës. Ai ka ndërruar jetë gjatë natës. 28 - vjeçari mbeti i plagosur rëndë pas shembjes së një pjese të ndërtesës, teksa po përpiqej të nxirrte skrap në këtë objekt. Një ditë më parë humbi jetën edhe Drilon Lamaj, 27 vjeç. Policia sqaroi dje se ngjarja ndodhi rreth orës 13:15, tek ish Uzina e superfosfatit në Laç, gjatë gërmimeve ku janë zënë poshtë nga materialet inerte të ndërtesës 2 shtetas, të cilët janë dërguar në spital,  ku njëri ka ndërruar jetë. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, kanë vazhduar  hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të ngjarjes. Nuk është hera e parë që gjatë gërmimeve për skarap në objekte të braktisura, të ndodhin ngjarje të tilla. Në vitin 2013 një 14-vjeçar humbi jetën, teksa po kërkonte për skrap, ndërsa autoritet vijojnë të heshtin duke mos marrë asnjë masë për të frenuar këtë fenomen mjaft të rrezikshëm.

Lac_god.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729