Mos ndoshta do të kemi përsëri Bad Blood mes bukurosheve Taylor Swift dhe Katy Perry?
Instagrami e ka një mbretëreshë dhe ajo është Taylor Swift me afërsisht 62 milionë ndjekës. E me siguri qe ky ishte një realitet i hidhur për Katy Perryn. Ndaj dhe ka marrë “masat e duhura” që të hipë në fronin e një tjetër rrjeti social siç është Twitter. Këngëtarja aktualisht zotëron profilin me të ndjekur të “cicërimave” duke numëruar plot 80 milionë fansa, ndjekur me pas nga Justin Bieber me 73 milionë të tillë dhe nga Taylor Swift, e cila mban vendin e tretë, me vetëm 69 milionë ndjekës. E pyetur për këtë arritje, 31 vjeçarja tha se mendon që arsyeja se përse fansat e duan dhe e ndjekin kaq shumë është se 90% e statuseve apo cicërimave në Twitter i shkruan vet. Siç duket Katy ka kuptuar çelësin për të qenë të suksesshëm…Katy të jesh gjithmonë origjinale!