Gjatë takimit të artistëve me Erion Veliaj për çështjen e Teatrit Kombëtar, fjalën e ka marr dhe aktori Luftar Paja.
Në fjalën e tij Paja doli kundër kërkesave që artistët e tjerë kanë.
Sipas aktorit ndërtimi i një teatri të ri me kushte të mira është më e rëndësishme se sa vlera artistike e teatrit të vjetër.
“Që të kemi këtë teatër mua nuk më vjen mirë që ne artistët harrojmë gjënë kryesore dhe merremi me llaçi dhe tulla. Këto janë të ndara, ka kush përgjigjet për llaçin dhe tullat. Ne si artistë duhet të shtojmë forcat për betonin artistik, se ja e bëmë edhe teatrin me forcat moderne, por a kemi një Romeo dhe një Zhulietë të demonstrojë atje. Kjo është një çikë e thellë mendoj unë fillon që nga Univesiteti i Artve që duhet parë me përparësi kush jep mësim atje dhe se çfarë bëjnë. Dhe për të ardhur pastaj këtu te llaçi dhe tulla. Më vjen shumë keq që lokalizohet Korça, Shkodra etj. Ai e ka emrin Teatri Kombëtar dhe nuk duhet të vijnë vetëm ata që banojnë në Tiranë. Teatri është i gjithë Shqipërisë. Mendimi im është që të nderuar kolegë të mos ofendojmë njëri-tjetrin, duhet gjithsecili të shikojë punën e tij, të mos merremi me ato metrat”, tha Paja.