INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Luftë bakterieve rezistente. Zbulohet një tip i ri antibiotiku, ilaçi jep rezultat [VIDEO]

Publikuar më: 17:27 15-03-2017

Studiuesit e Universitetit të Kopenhagës kanë zbuluar një ilaç të ri që mund të luftojë bakteret rezistente ndaj antibiotikëve. Studimi i publikuar në media tregon se, ky medikament ka dhënë rezultat për bakterinë Klebsiella pneumonia, që është shkaku  i pneumonisë vdekjeprurëse  dhe Escherichia coli.  Kërkimet shërbyen  për të identifikuar gjenet thelbësore te bakteret që rriten në praninë e antibiotikëve. Studiuesit matën kontributin e secilit prej geneve të bakterit ndaj rezistencës të antibiotikut. Kolisti është antibiotiku që po përdoret si mjet i fundit për të luftuar infeksionet e shkaktuara nga këto baktere. Për të demonstruar sigurinë dhe efikasitetin e teknikës, ata treguan se nëse një nga këto gjene nuk funksionon bakteret bëhen rezistente ndaj antibiotikut përsëri. Ata gjithashtu gjetën gene të ngjashme që, kur u kthyen në joefikase, e bën të paluftueshëm bakterin E.coli edhe llojet e tjera të antibiotikëve. Shkencëtarët thonë se studimi I tyre tregon se bakteret rezistente nuk janë të pamposhtura. Ata kanë gjetur thembrën e Akilit,që do të bëjë mundur luftimin e tyre .

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439