INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luftë dhe çështja 'Siri' ? Mediat britanike zbulojnë kur shpërthen

Luftë dhe çështja 'Siri' ? Mediat britanike zbulojnë kur shpërthen

Publikuar më: 13:21 12-04-2018

Sulmi ushtarak mbi regjimin sirian të Bashar al Assad mund të nis gjatë këtyre 2 ditëve.

Të paktën kështu raporton e përditshmja britanike Daily Telegraph e cila citon se kryeministrja britanike Theresa May ka urdhëruar nëndetëset e pajisura me raketa “Tomahaëk” që t’u afrohen brigjeve siriane dhe të futen në rrezen e goditjes, pavarësisht se në rajon ndodhen edhe anijet ruse.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Franca është gati të angazhohet për veprime ndëshkuese. Shefi I Elysee shprehet se ka prova që presidenti Assad ka përdorë armë kimike mbi civilët.

Nga ana tjetër presidenti Trump i cili një ditë më parë i shpalli liftë Rusisë e lë të hapur vendimin nëse do të sulmojë apo së shpejti në Siri.

‘ Të gjitha opsionet janë të hapura në tavolinë, vendimi përfundimtar ende nuk është marrë. Mund të jetë shumë shpejt ose jo. Në cdo rast SHBA nën udhëheqjen time ka bërë një punë të shkëlqyer kund regjimit të Assad Asnjëherë nuk fola për kohë të përcaktuar’ shkroi Trump në twitter.

Edhe ish kreu i CIA-s Mike Pompeo u shpreh se tashmë ka mbaruar koah e politikës së butë me Rusinë pasi kjo e fundit vijon të veprojë në mënyrë agresive.
Sa i përket situatës në Siri ushtria e qeverisë siriane ka marrë kontrollin e qytetit të Doumas Ndërkohë edhe Moska nuk rri duarkryq, pasi është shprehur se në Siri do të ketë polici ushtarake ruse.

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486