INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Luftë e Ftohtë’ SHBA-Turqi, Erdogan: Tërhiquni, minohet siguria juaj

‘Luftë e Ftohtë’ SHBA-Turqi, Erdogan: Tërhiquni, minohet siguria juaj

Publikuar më: 11:48 11-08-2018

Atëherë kur nuk pritej Donald Trump ka krijuar një armik të ri dhe ai është Presidenti i plotfuqishëm i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Trump me vendimin e tij për të vendosur sanksione ndaj Turqisë ka futur në kolaps lirën turke dhe po dëmton rëndë ekonominë e vendit, duke mos marrë parasysh gjashtë dekadat e kaluara, ku Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë partnerë strategjikë dhe aleatë të Nato-s.

Dy vendet duket sikur kanë krijuar një “Luftë të Ftohtë” mes tyre.

“Nëse SHBA nuk ndërhyjnë dhe nuk tregojnë respekt do të jemi të detyruar të nisim të kërkojmë aleatë të rinj” kështu është shprehur presidenti Erdogan në një shkrim për New York Times.

“Aksionet unilaterale të SHBA kundrejt Turqisë, shton presidenti,- do të minojnë vetëm interesat dhe sigurinë amerikane. Përpara se të jetë vonë Ëashingtoni duhet të tërhiqet nga idea se raportet tona janë asimetrike dhe të pranojnë faktin se Turqia ka edhe alternative të tjera”

Për më shumë Erdogan ka kujtuar se prej kohësh SHBA ka vënë në provë raportet me Ankaranë duke nisur nga kërkesa e Turqisë për ekstradimin e imamit Fetullah Gulen i akuzuar për dështimin e grushtit të shtetit të ndodhur në korrik të 2016 si dhe mbështetës i forcave kurde.

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168