Nëse menduat se situata tensionuese mes Rita Oras dhe Beyonce ishte vetëm imagjinata e fansave, bëni mirë të mendoheni përsëri.
Pasi akuzave të shumta në internet se bukuroshja shqiptare është femra e fundit me të cilën Jay Z ka tradhëtuar bashkëshorten e tij Beyonce, Rita tregoi se nuk i bëhet vonë fare. Madje edhe u kundërpërgjigj, pa fjalë, por në mënyrën më të dukshme. Ajo u shfaq në publik e veshur me fustanin e famshëm Gucci me të cilin Queen Bey performoi në videon e saj “Formation”.
Ky nuk është vetëm një sinjal, por edhe një kundërpërgjigje direkte pasi u përfol se pikërisht Rita Ora ishte femra së cilës Beyonce i referohej në këngën e saj më të re, “Sorry”. Po ju si mendoni, cilën nga dy bukuroshet preferon Jay Z të veshur me këtë fustan?