INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luftë e

Luftë e "përgjakshme" mes Brad dhe Angelina gjatë divorcit...po për çfarë?

Publikuar më: 15:31 26-09-2016

Brangelina nuk është më dhe tashmë Pitt dhe Jolie duhet të nxitojnë që të mbledhin copat e asaj që u shkatërrua.

Megjithatë mësohet se ata nuk do të kenë probleme të mëdha financiare, dhe kjo jo vetëm për faktin se çifti ka qëndruar i martuar vetëm gjatë dy viteve të fundit. Duket se ata e prisnin divorcin që nga dita e parë dhe kështu që kanë nënshkruar një kontratë paramartesore që qartëson se çfarë do marrë secili në rast ndarjeje. TMZ bën me dije se dokumenti i hekurt specifikon se si do të ndahet pasuria 400 milionë dollarëshe e çiftit. Ata kanë një total prej 12 pronash, të cilat janë përvetësuar përpara se ata të martohen, madje disa edhe përpara se të frekuentoheshin. Prej tyre, 7 i përkasin Brad, 2 Angelinas dhe 3 i kanë blerë si çift përpara se të lidhnin kurorë në vitin 2014. Është e paraqartë se si do ndahën këto 3 prona në divorc, ku përfshihet një vresht në Francë, një vilë në New Orleans dhe një apartament në New York, por kontrata do të zgjidhë gjithçka mjaft lehtësisht. Lufta e vërtetë do të bëhet për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, ku asnjëri prej yjeve të spektaklit nuk pranon të lëshojë pe. Ata kanë 6 fëmijë dhe mësohet se Brad do të luftojë për kujdestarinë e përbashkët të secilit prej tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0039389133453369