INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luftë epike mes Justin Bieber dhe The Weeknd! Cilën anë ka zgjedhur Drake? [FOTO]

Luftë epike mes Justin Bieber dhe The Weeknd! Cilën anë ka zgjedhur Drake? [FOTO]

Publikuar më: 12:57 28-03-2017

Drake gjithmonë e gjen veten në qendër të dramave, edhe në mes të krizës më të madhe që ka ndodhur në Kanada!

Si e ka bërë këtë saktësisht?

Pikë së pari, këto janë postimet e Instagram ku ndodhet The Weeknd të cilat Drake i ka pëlqyer.

exb1.jpg

exb2.jpg

Dhe në rast se mendoni që këto nuk tregojnë asgjë pasi reperi nuk ka mirëpritur dashurinë e re mes Weeknd dhe Selena Gomez, kjo fotoja e tretë mund t’ju ndryshojë mendje.

exb3.jpg

Në luftën e ardhshme mes Weeknd dhe Bieber, e cila duket se ka filluar tashmë me ngacmime në distancë, duket sikur të gjithë do na duhet të zgjedhim një anë. Pikërisht këtu bëhen gjërat interesante, tek pyetja se cilën anë do të zgjedhë Drake.

Ndërsa ai i bën like postimeve të Selenës me të dashurin e saj të ri, Justin mendon se reperi 30 vjeçar është në anën e tij. Pikërisht këtu është pjesa më e madhe e misterit. Kjo pasi duket sikur në fshehtësi Drake nuk e duron dot Bieber-in. Jo vetëm ishi i tij Serena Williams ka pranuar se ka një pëlqim shumë të madh për Bieber, por Drake gjithashtu u frekuentua me Hailey Baldwin menjëherë pasi ajo u “ngroh” me Justin. Madje Baldwin deklaroi se do të zgjidhte në çdo rast Justin në vend të Drake, vetëm një javë para se të fillonte të frekuentohej me këtë të fundit. Dhe nëse Drake është aq i ndjeshëm sa shfaqet në muzikën e tij, me siguri që është nuk i ka ardhur aspak mirë për këtë fakt.

exb5.gif

Për të vazhduar teoritë konspirative, Drake gjithashtu është përfolur se ka pasur diçka të nxehtë me Taylor Swift, e cila nga ana e saj nuk ka shkuar kurrë mirë me Bieber. Skema e mëposhtme nuk është shumë e lehtë për t’u kuptuar pasi kjo histori është e komplikuar në maksimum, por sërish përpiqet t’i japë një drejtim situatës.

exb6.jpg

Kështu, a është Drake vërtetë në ekipin e Justin apo është ky i fundit ai që nuk ka kuptuar se ç’ndodh rreth tij? Nëse e gjeni përgjigjen, ju lutemi të na e thoni edhe ne.

Article Logic
Execution time: 0.0036728382110596