INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luftë kibernetike, Gjermania bën përgatitje

Luftë kibernetike, Gjermania bën përgatitje

Publikuar më: 11:59 13-08-2018

Qeveria gjermane po investon prej vitesh për sigurinë kibernetike. Por, investimet duket se nuk janë të mjaftueshme. Gara e armatimit e shumë shteteve, terrorizmi islamik apo konfrontimi me Rusinë apo me Korenë e Veriut janë disa nga rreziqet për të cilat tërheqin vëmendjen ekspertët ushtarakë. Por si një rrezik tjetër të madh ata konsiderojnë edhe sulmet kibernetike ku është e prekur edhe Gjermania. Hakerët arritën të depërtojnë në rrjetin e kompjuterave të qeverisë gjermane. Nuk ka javë që ekspertët të mos zbulojnë sulme të reja, ku gjurmët e tyre të çojnë shpesh në Rusi, Kinë apo Korenë e Veriut.
Për këtë shkak qeveria gjermane po investon prej vitesh për sigurinë kibernetike. Në Bonn gjendet Komanda e ushtrisë gjermane Bundeswehr për Mbrojtjen nga Sulmet Kibernetike (CIR), e cila u përurua në vitin 2017. Në të punojnë deri tani 260 ushtarakë dhe civilë. Ata merren me mbledhjen e informacioneve për shërbimin sekret të ushtrisë, sigurinë kibernetike dhe mbledhjen e informacioneve gjeografike. Mbrojtja kibernetike është bërë e rëndësishme jo vetëm për shkak të sulmeve ndaj sistemeve të kompjuterave të qeverisë apo firmave gjermane. Sipas njoftimeve të organeve të rendit spiunazhi dhe sabotimet kibernetike si dhe fushtat e desinformimit dhe përhapjes së lajmeve të rreme, bëjnë pjesë sot ndër instrumentet standarde tä shërbimeve sekrete të huaja, si dhe të hakerëve sidomos nga Rusia, Kina dhe Irani. Bundeswehri përgatit në Universitetin Ushtarak të Munihut ekspertë për mbrojtjen kibernetike. Por Ministria e Mbrojtjes përballet në treg me konkurrencën e firmave private, sepse numri i ekspertëve në këtë fushë nuk është i madh.
Ministria e Mbrojtjes u ofron ekspertëve që të shërbejnë si rezervistë për Bundeswehrin, pa pasur nevojë të punësohen në CIR.

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994