INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luftë kibernetike në horizont, Britania nis akuzat: Spiunët rusë sulmojnë Perëndimin

Luftë kibernetike në horizont, Britania nis akuzat: Spiunët rusë sulmojnë Perëndimin

Publikuar më: 15:37 04-10-2018

Nuk ka paqe mes Britanisë, Perëndimit dhe Rusisë dhe debati nuk ndalet tashmë vetëm tek cështja Skripal.

Londra akuzon inteligjencën ushtarake ruse se ka kryer një seri sulmesh kibernetike sulme që kanë prekur shumë prej demokracive perëndimore duke synuar një gamë të gjerë aktivitetesh nga sportet në transport dhe politikë.

Prej kohësh Britania e Madhe ka nisur akuzat ndaj Moskës për përfshirej në sulme kibernetike por kjo është hera e parë që drejton gishtin ndaj dickaje konkrete, nën akuzë është GRU Agjencia e Inteligjencës Ushtarake e Rusisë.

Një raport për sigurinë kombëtare të Britanisë- thotë se agjensia ruse e inteligjencës ushtarake ka kryer "sulme kibernetike në "shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare", GRU është akuzuar se përdor një rrjet hakerësh për të përhapur mosmarrëveshje dhe konfuzion në gjithë botën.

“GRU qëndron me siguri pas sulmit me softuerin ‘BadRabbit’, vitin e kaluar, ndaj një aeroporti ndërkombëtar të Ukrainës, si dhe pas piraterimit të Agjencisë Botërore Anti-Doping në Zvicër”, thuhet në raport.

Raporti i Qeverisë britanike po ashtu konstatoi se GRU qëndron pas piraterimit të e-maileve që dëmtuan kandidaten për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton ku kjo e fundit u mund nga republikani Donald Trump, në zgjedhjet e vitit 2016.

Ministri i Jashtëm Britanik Jeremy Hunt ka reaguar ndaj një lajmi të tillë duke nënvizuar se mesazhi është i qartë: së bashku me aleatët tanë, do t'i përgjigjemi përpjekjeve të GRU për të minuar stabilitetin ndërkombëtar. Edhe pse më pak e njohur se KGB-ja – agjencia e spiunazhit e Bashkimit Sovjetik – GRU ka luajtur rol të madh në disa nga ngjarjet më të mëdha gjatë shekullit të kaluar, nga kriza e raketave kubane në vitet 1960 deri në aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë, në vitin 2014.

GRU ka agjentë në gjithë globin dhe nuk komenton publikisht për veprimet e veta.

Por nuk mjafton me kaq Rusia akuzohet se hakëruar edhe organizatën për parandalimin e armëve kimike e cila ndodhet me seli në Holandë. Për këtë arsye janë dëbuar 4 funksionarë të inteligjencës ruse.

Por cili është reagimi Moskës ndaj akuzave të tilla? Rusia ka mohuar gjithnjë se ka ndërhyrë apo sulmuar kibernetikisht duke i cilësuar akuzat fabrikim dhe propagandë të Perëndimit.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432