INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luftë kundër korrupsionit: Qeveria marrëveshje me FBI

Luftë kundër korrupsionit: Qeveria marrëveshje me FBI

Publikuar më: 08:37 15-04-2016

Për herë të parë qeveria shqiptare nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi FBI. Marrëveshja është firmosur nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa i pranishëm ishte dhe Kryeministri Edi Rama. Lajmi është bërë publik nga minisri i Brendshëm Saimir Tahiri, nëpërmjet rrjetit social facebook.

“Marrëveshje me Drejtorin e FBI, bashkëpunim i panjohur më parë për rezultate të përbashkëta kundër terrorizmit, krimit dhe korrupsionit”!

Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Byrosë Federale të Hetimit dhe Qeverisë shqiptare është për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Mësohet se në marrëveshje parashikohet që palët të caktojnë një ose më shumë pika kontakti mes tyre.

Ndëkohë mësohet se gjatë nënshkrimit të marrëveshjes Drejtori i FBI u angazhua të ndihmojë Policinë e Shtetit në mënyrë të veçantë për trajnimin e punonjësve të policisë shqiptare në akademinë e FBI-së, për trajnimet e vazhdueshme të hetuesve shqiptarë si dhe për përmirësimin e infrastrukturës hetimore. Gjithashtu Drejtori i FBI u angazhua të ndihmojë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si njësi shumë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Article Logic
Execution time: 0.0033369064331055