INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Luftë lajmeve të rreme në Gjermani. Facebook filtër publikimeve [Video]

Publikuar më: 17:07 16-01-2017

“Facebook” ka nisur përdorimin e mjeteve të reja në Gjermani për të ndihmuar në luftën kundër përhapjes së lajmeve të rreme në rrjet. Rrjeti më i madh social në botë ka thënë se do të mundësojë përdoruesit gjermanë të mos marrin lajme të rreme. Lajmet do të kalojnë tek një palë e tretë të cilët do të kontrollojnë vërtetësinë e historisë. Nëse kontrolluesi i fakteve gjen se historia është e pavërtetë , historisë i hiqet mundësia për t’u shfaqur në Facebook, dhe sipas një përllogaritje vetëm pak persona mund ta shohin këtë lajm në faqen e tyre. Kjo është prova e parë që “Facebook” do të ndërmarrë që pas lajmërimit të bërë në muajin dhjetor. “Muajin e kaluar ne kemi shpallur masa për të përballuar sfidën e lajmeve të rreme në “Facebook”. Ne do ta vëmë këtë në zbatim në javët e ardhshme”, tha kompania në një deklaratë në gjuhën gjermane. Ndërkohë një zëdhënës i Facebook është shprehur për Financial Times se "Fokusi i tyre tani është Gjermania , por me siguri ky aplikacion do të realizohet edhe në vendet e tjera në të ardhmen.

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439