Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por gjërat janë përkeqësuar mes Baby G dhe Mozzik, të cilët ishin miq shumë të mirë.
Këngëtarja bukuroshe ka njoftuar para disa ditësh largimin nga labeli në të cilin bënte pjesë prej kohësh, “On Records”, label në të cilin bëjnë pjesë Mozzik dhe Getinjo, por arsyet e këtij largimi nuk i dimë ende. Duke u nisur nga kënga “Kuks”, Baby G ka ironizuar dhe ka ofenduar reperin e njohur duke e quajtur “pussy boy”.
E nëse Mozzik ka armën e tij të preferuar mikrofonin, për këngëtaren nga Kukësi, nuk ndodh kështu. Ajo ka postuar një video në Instagram ku shfaqet me një pistoletë të vërtetë dhe ka shkruar “Guns go bang bang”.
Epo paska arritur deri këtu zënka...