Një përleshje e vërtetë brenda burgut Hewell në Britani, ku të burgosurit i kanë vënë flakën tualeteve dhe kanë thyer kamerat e sigurisë.
Mediat britanike kanë publikuar video amatore ku të burgosurit rrahin njëri-tjetrin.
Pavijoni A dhe B i mbushur me të burgosur ishte rebeluar gjë që solli deri te një rrahje masive, ndërkaq The Sun ka siguruar një video ku shihet i burgosuri me një shkop druri duke i shkatërruar dyert e qelive, kamerat e sigurisë.
Duket se ata u vënë edhe flakën materiale që kanë pranë
Video e ‘çmendurisë’ së të burgosurve ka bërë xhiron në mediat britanike dhe jo vetëm.
E madje në pamje nuk duken në asnjë moment policët ndërsa të burgosurit shkatërrojnë dhe kanë marrë kontrollin e gjithçkaje.