Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur rreth orës 02:00 të natës , në rrugën “Bulevardi Blu”, në Kamëz. Mësohet se rreth orës 02:00, disa persona kanë qëlluar me armë drejt një lokali dhe banesës që ndodhet në të njëjtin biznes. Vetëm pak minuta më vonë, ka ndodhur edhe një shpërthim me eksploziv, nga i cili fatmirësisht nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale. Edhe policia ka konfirmuar se “në oborrin e banesës së shtetasit Sh. H., është hedhur një sasi lënde plasëse e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në dy mjetet e parkuara në oborrin e banesës”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.