Një incident brutal ka ndodhur në shtëpinë e Miranda Kerr, në Malibu mesnatën e së premtes.
Në momentin që një hajdut ka tentuar të hyjë në shtëpinë e modeles së Victoria’s Secret, roja i sigurisë ka reaguar menjëherë, por është goditur me thikë në sy. Por edhe pse i plagosur, roja u kundërpërgjigj duke qëlluar me armë ndaj agresorit disa herë. Të dy personat e konfrontuar kanë përfunduar në spital, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, ashtu siç është konfirmuar edhe nga Departamenti i Policisë në Los Angeles. Megjithatë, fatmirësisht, Miranda nuk ishte në pronën e saj 2 milion dollarëshe, ku modelja jeton së bashku me djalin 5 vjeçar Flynn. Epo tashmë, i fejuari i saj, themeluesi i Snapchat Evan Speigel, me siguri do të marrë më tepër masa.