INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luftë në Tiranë!

Luftë në Tiranë!

Publikuar më: 09:35 17-03-2016

Tre ngjarje të rënda njëra pas tjetër kanë ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e së mërkurës. Një shpërthim tritoli, një pagosje dhe një vrasje.
Ngjarja e parë ndodhi në rrugën “5 maji” në afërsi të zonës së Medresesë, ku u dëgjua një shpërthim i fuqishëm. Një sasi tritoli u vendos në një kantier ndërtimi dhe për fat pa dëme në njerëz. Aktualisht policia po heton në drejtim të ndonjë konflikti të mundshëm për pronën mes dy familjeve të vjetra.
Një orë më pas një tomson u dëgjua në një nga zonat më të populluara si “Komuna e Parisit”. Dy persona të paidentifikuar ende kanë gjuajtur në drejtim të automietit të biznesmenit të ndërtimit Lulëzim Kazani. 56-vjeçari është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital. Në automjet me Kazanin ishte dhe bashkëshortja e tij e cila për fat të mirë nuk pësoi gjë.
Policia po heton në disa pista, për për shkak të punës që Kazani bënte, pasi dyshohet për disa konflikte gjatë punës si ndërtues dhe për problemet me familjarë të tij, pasi ka ndërtuar në prona të përbashkëta.  


Po nuk kaloi asnjë orë dhe  një tjetër krim u shënua në zonën e ish bllokut ku këtë herë me humbje jete. Madje të gjitha dyshimet janë se është varsje tipike mafjoze, pasi gjithçka ka qënë e llogaritur saktë. Viktima është një ish-efektiv policie i identifikuar si Ajet Zeqaj.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nikolla Tupe” tek Njësia 5. Ai është me origjinë nga nga Qesarati i Tepelenës. Sipas policisë viktima ka rreth 20 ditë që ka ardhur nga Franca dhe mendohet se mund të jetë i përfshirë në ndonjë konflikt edhe në Francë. Zeqja mendohet se është vrarë teksa ka dalë nga një lokal bastesh dhe është përdorur armë me cilenciator

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557