Ditë e fundit ka patur lëvizje në godinën e Teatrit Kombëtar. Artistët pretendojnë se ai po zbrazet dhe sot është shkëputur dhe energjia. Për këtë ngjarje ka reaguar dhe kryetari i PD, Lulzim Basha. Ai thotë se projekti i Teatrit Kombëtar është projekt kriminal grabitqar.
'Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike. Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre', shkruan Basha.
Kreu i opozitës shtoi se projekti i Teatrit Kombëtar ka vetëm një qëllim, grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro.