INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Luftë” teknologjisë. Krijohet aplikacioni që lejon kontrollin prindëror[VIDEO]

Publikuar më: 14:26 06-06-2017

Një kompani Japoneze ka zhvilluar aplikacionin që do ti jap fund varësisë që fëmijët kanë ndaj teknologjisë. Kjo kompani teknologjie ka zhvilluar një smartphone të dizajnuar për të ndihmuar prindërit të mbrojnë fëmijët e tyre. Smartfon i quajtur Otomos lejon prindërit që të kontrollojnë përdorimin e përditshëm të fëmijëve. Kompania planifikon të fillojë shitjen e këtij smartphone në fund të gushtit 2017. Otomos, i cili lejon prindërit të vendosin kufizime kohore dhe të parandalojnë fëmijët që të përdorin telefonin e tyre gjatë ecjes. Prindërit mund të përdorin smartphones e tyre për të kontrolluar përdorimin e përditshëm të telefonit të fëmijës. Nëse fëmija i tyre përpiqet të kalojë limitin, telefoni automatikisht hyn në modalitetin e fjetjes. Telefoni e mbyll ekranin duke mos i lejuar fëmijët që të hyjnë sërish në telefon për të lundruar në internet apo për të luajtur. Por nëse prindërit nuk kanë smartphone, kontrolli mund të bëhen nga një faqe interneti.

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488