Një këshilltar i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Greqisë, duke thënë se për helenët “do të përfundonte me një katastrofë” brenda disa orësh nëse do të hynin në luftë me Ankaranë.
Duke komentuar marrëdhëniet dypalëshe, këshilltari Yigit Bulut deklaroi: “Greqia do të përfundojë në një katastrofë brenda tre ose katër orëve në qoftë se hyn në një luftë kundër Turqisë”.
Deklaratat provokuese të Bulut, të bëra kohët e fundit në televizionin lokal, vijnë në kulmin e tensioneve midis Turqisë dhe Greqisë.
Bulut është një personazh i njohur për retorikën provokuese.
Edhe më herët gjatë muajit shkurt ai e krahasoi Greqinë me një mizë dhe nëse do të përballej me Turqinë do të luftonte me një gjigand.