INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Luftëanija “përbindësh”. Është ndërtuar për marinën amerikane, 13 miliardë dollarë [VIDEO]

Publikuar më: 15:03 10-04-2017

Luftëanija më e shtrenjtë e ndërtuar ndonjëherë është testuar për herë të parë në Amerikë. Marina Amerikane bëri të ditur të shtunën se luftëanija USS Gerald R. Ford ka dalë jashtë në det, në brigjet e Virxhinias. Shkatërruesi më i madh i ndërtuar ndonjëherë në Amerikë nisi ditën e parë të testimeve në det për të provuar sistemet. Anija e luftës me kosto prej 12.9 miliardë dollar u ndërtua më vonë sesa ishte parashikuar dhe me kosto më të madhe. Ndërtimi në Ford filloi në vitin 2009. Ajo duhet të kishte përfunduar deri në shtator të vitit 2015,dhe kostoja për ndërtimin e saj fillimisht ishte 10.5 miliardë dollarë. Vonesat për vënien në punë të luftanijes u shkaktuan nga problemet me sistemet e avancuara e transportuesit dhe teknologjisë, duke përfshirë pajisjet për uljen e avionëve dhe prodhimin e energjisë.  Ajo do të kthehet në port në Virxhinia para se të kryeje përsëri 'testimin e pranimit, " të cilat bëhen nga inspektorët e marinës.

Article Logic
Execution time: 0.0024850368499756