INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luftëtari humbet, Milinkoviç jep dorëheqjen

Luftëtari humbet, Milinkoviç jep dorëheqjen

Publikuar më: 08:41 17-04-2017

Luftëtari pësoi këtë fundjavë humbje 1-2 ndaj Flamurtarit, disfatë kjo që tronditi thellë gjithë ekipin.

Surpriza më e madhe, pas humbjes së gjirokastritëve, ishte se trajneri i Luftëtarit, Milinkoviç dhe drejtori sportiv, i paraqitën dorëheqjen presidentit, që do të vendosë nëse do t'i pranojë apo do t'i refuzojë ato.

Sipas burimeve pranë klubit, tekniku serb u ndje i tradhtuar nga loja e disa futbollistëve, aq sa të mos e përmbante shpërthimin e tij në fundin e 90 minutëshit.

Presidenti I ekipit të Luftëtarit, Grigor Tavo konfirmoi të dielën në mbrëmje, se atij i ka paraqitur dorëheqjen trajneri I ekipit dhe shefi I klubit, me arsyetimin që nuk po e mbroj dot punën e tyre nga padrejtësitë dhe turpet në vendim-marrjen kundër Luftëtarit.
Tavo thotë se ai nuk shet ndeshje dhe është i pikëlluar me rezultatin e takimit me Flamurtarin, për të cilin bën përgjegjës arbitrin e takimit.

Ai thotë se I kërkon trajnerit dhe shefit të ekipit që të rikthehen, por nëse kjo nuk ndodh brenda javës, atëherë ai tërheq ekipin nga gara.

'Kësaj radhe me të vërtetë i pikëlluar', shkruan Tavo dhe shton se 'po shkatërrohet një punë e shkëlqyer, të cilën e vlerësoi gjithë Shqipëria.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441