Pasi siguruan të dyja bashkë ngjitjen në Superiore për sezonin e ardhshëm, Korabi dhe Luftëtari u përballën mes tyre në “Qemal Stafa” se kush do të ishte kampioni i Kategorisë së Parë.Nuk mjaftuan 120 minuta për të përcaktuar ekipin fitues të Kategorisë së Parë, pas përballjes mes Luftëtarit dhe Korabit. Pas 120 minutave që përfunduan në barazim pa gola, ekipi gjirokastrit fitoi titullin kampion pas gjuatjeve të penalltive. Gjithsej u ekzekutuan 24 penallti, 11-10 për Luftëtarin, e fundit u humb nga kapiteni i Korabit, Mziu, dhe gjirokastritët ngritën trofeun e Kategorisë së Parë.